Përfshihet nga flakët makina në autostradën Laç-Mamurras, shpëton shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 22:07

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Laç-Mamurras, prane Fushë Gjormit.
Automjeti është përfshirë nga flakët në pjeset motorike, ndërsa drejtuesi ka dalë menjëherë nga mjeti pa lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet, ndërsa automjeti është shkrumbuar totalisht.

