Përfshihet nga flakët dyqani në Elbasan, humb jetën 1 person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 20:26

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të qytetit dhe si pasojë ka humbur jetën një person, mashkull rreth 63-vjeç.
Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

