Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Fier-Patos, shpëtojnë pasagjerët dhe shoferi

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Fier-Patos,

Një autobus i linjës Fier-Patos u përfshi nga flakët, fatmirësisht pa shkaktuar dëme te pasagjerët që ndodheshin në bordin e tij.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Portez.

Drejtuesi i mjetit sapo konstatoi tym ka ndalur autobusin dhe ka zbritur me shpejtësi pasagjerët.

Në vendngjarje mbërritën 2 automjete me zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Fier-Patos", dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

EMISIONET