Përfitonin vlera monetare në shkelje të ligjit, pezullohen dy punonjës policie në Shëngjin

Përfitonin vlera monetare në shkelje të ligjit, pezullohen dy

Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin u pezulluan menjëherë nga detyra pas publikimit të një videoje në medie ku shihen duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme vlera monetare, gjatë ndalimit të automjeteve

Drejtori Vendore E Policisë Lezhë sqaron se menjëherë pas publikimit të videos është bërë identifikimi i 2 punonjësve të Policisë që shfaqen në të, konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati i Policisë Lezhë.

Të dy këta punonjës policie janë pezulluar menjëherë nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ndaj tyre Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës që do të abuzojë me detyrën.

EMISIONET