Peleshi: Zjarrvëniet e qëllimshme, në Pashaliman flakët po shuhen me helikopter

Sot situate në dy qarqet Vlorë dhe Gjirokastër është shumë më e qetë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është i bindur se zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme.

“Në Gjirokastër dje jemi përballur me një situatë shumë të vështirë pasi ka pasur disa vatra zjarri që shpërthyen në të njëjtën kohë dhe në distancë. Kemi të forta fare dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme. Në fshatin Asim Zenel gjerdani i flakëve rrethoi fshatin por ia dolëm”

Vetëm në Gjirokastër ka pasur 10 vatra zjarri dje dje dy helikopterë kanë punuar gjatë natës për ti shuar. Sot ka vetëm vatra të vogla inaktive të cilat po eliminohen, tha ministri.

Vlora ka pasur një tjetër natë të mundimshme për shkak se rrezikohej baza ushtarake e Pashalimanit

“Në 20:30 të mbrëmjes (3 gusht) e konsideruam të fikur zjarrin, por pas mesnatës shpërtheu një zjarr i madh mbi bazën e Pashalimanit” tregon Peleshi.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset që ishin dislokuar aty për vigjilencë kanë arritur të shuajnë flakët.  

"Në 4 të mëngjesit është shmangur më e keqja. Është fikur zjarri e po punohet akoma me helikopter për të eliminuar vatrat e zjarrit në Pashaliman”

Deri tani janë 6 persona të arrestuar për zjarrvënie. Ndërkohë Holanda është ofruar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë.

"Holanda është përgjigjur sot presim të dërgojmë një skuadrilje për të vendosur ku dhe me sa forca do na mbështesin" tha Peleshi.

 

EMISIONET