Pedagogia debat për hapësirat publike me gazetaren dhe avokaten, Musai: Prano realitetin!

Gjatë bisedës në studio me moderatoren Sonila Musaj avokatja Nexhi Beqiri ngriti shqetësim mungesën e hapësirave të gjelbërta në blloqet e pallateve një problematikë që gazetarja Musaj e ka ngritur shpesh si shqetësim. Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer pedagoges Helena Halilaj e cila e kundërshtoi ndërsa sygjeroi që nëse s’ka hapësira mund të merrnim linjat e transportit për të shkuar në periferi të Tiranës.

Kjo ka ngjallur debat mes Gazetares Musaj dhe Avokates Beqiri të cilët jo vetëm që u ankuan për mungesën e hapësirave të gjelbërta por ngritën shqetësimin që rrugët në lagje janë gjithë baltë.

Pjesë nga debati:

Beqiri: Tirana nuk ka hapësira nuk ka parqe nëpër lagje nëmënyrë që fëmijët të dalin të luajnë të paktën 1 orë. Nuk ke. Sa del nga shtëpia del në rrugë, ka makina ka kosha plehrash  Këtë gjë nuk e dëgjon njeri e kemi thënë disa herë por ama të kesh gjithë këtë qytet dhe të mos kesh parqe port ë shkosh deri tek liqeni për të lozur një orë një fëmijë 1 vjeç, 2 vjeç, 3 vjeç më duket pak e tepërt. Skam kohë të shkoj deri atje. Le të jetë kjo një thirrje dhe për kryetarin e bashkisë apo për qeverinë duhet çdo lagje si në botë të ketë një minipark, një lulishte të vogël me një lieqen sit ë thuash diku dhe natyral .

Halilaj: Po sepse ne jemi mësuar të mblidhemi dhe ti afrohemi Skëndërbeut aty, le të shkojnë në Bërzhitë

Musaj: Është për të ardhur keq por realisht nuk ka parqe.

Beqiri: Helena mos kalojmë shumë larg port ë kalojmë tek një gjë që është domosdoshmëri në Tiranë që edhe kur mbeti një copë vend aty tek gjykata e rrethit u bë një pallat. Shikojmë njëri tjetrin nga dritarja. Është një problem që të gjithë e diskutojmë por nuk guxojnë ta thonë hapur nëpër televizione

Musaj: Ky është realiteti . të gjithë që jetojmë në Tiranë e dimë që parqe nuk kemi por s’kemi as rrugë

Halilaj:Mund të shkosh në Farkë ke hapësirë ka vende

Musaj:Helenë e dashur nuk kemi të gjithë luksin të kemi automjete të ikim në Bërzhitë apo Farkë

Halilaj:Në të gjitha vendet e botës përdoret transporti publik  

Musaj: Po jemi në punë pas orës 6 s’ke ku shkon se të duhet një orë rrugë trafiku.

EMISIONET