Pedagogët kërkojnë rritje pagash, paralajmërojnë për bojkot të vitit të ri akademik

Rritja me 6% të pagës për punonjësit e Arsimit Universitar, ka nxitur indinjatën e punonjësve të Arsimit të Lartë. Kreu i sindikatës së punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë u shpreh se kërkesën për rritje pagash e kanë bërë që në vitin 2019 dhe nuk kanë marrë përgjigje ndërsa tha se nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat ato do të bojkotjnë vitin akademik.

Pedagogët paralajmërojnë bojkotimin e vitit të ri akademik nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre për rritje pagash.

"Në fillimin e vitit të ri akademik, nëqoftëse nuk do të ketë një rritje të pagave me subvencionimet e kërkimeve shkencore në këto pika kryesore që ne kemi parashtruar është kërkuar nga ana e sindikatës dhe pranuar nga pedagogët që të bojkotohet fillimi i vitit të ri akademik," deklaroi një pedagog.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Aleksandër Koçvaçi ka shprehur indinjatën për faktin që pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteteve publike nuk janë përfshirë në rritjen e miratuar nga Qeveria.

"Situata aktuale ekonomike me rritjen e cmimeve të kushteve bazë të jetesës ka bërë që edhe pedagogët të jenë në varfëeri. Pra dhe në këtë situatë rritja duhet të ishte se s'bën dhe përt stafin pedagogjik," tha ai.

Kovaçi shprehet se një orë mësimore për një asistent të jashtëm në universitet është 500 lekë ora, por që krahasuar në sistemin privat është shumë e ulët.

"Është vështirë të gjesh pedagogë të jashtëm. Ai ka më shumë interes të japë në një universitet privat pasi paguhet 4-5 herë më shumë se në publik që paguhet 5 dollarë. Aktualisht profesorati paguhet në nivelin më të ulët në rajon, 40% më të ulët dhe se në Kosovë," tha ai.

Kërkesat drejtuar qeverisë për rritje pagash nga sindikata e punonjësve të universiteteve është bërë që në vitin 2019 por deri më tani nuk është marrë në konsideratë.

EMISIONET