Peçuli: Jetojmë një sistem korruptiv, ku fitojnë vetëm tre veta, të tjerët rrinë me duar në xhepa

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti Enriko Peçuli u shpreh se në Shqipëri jetohet në një sistem korruptiv, ku fitojnë vetëm tre veta.

Sipas tij, protesta kundër rritjes së çmimeve është fluide, nuk ka organizator dhe se protestuesit janë nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Enriko Peçuli: Jetojmë një sistem korruptiv, ku fitojnë vetëm tre veta e ne të tjerët rrimë me duar në xhepa. Protesta është fluide, nuk ka organizator. Protestuesit nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ne jemi në "luftë" me Ramën.

EMISIONET