"PD-ja e copëtuar", Shella: Berisha dhe Basha nuk mund të jenë më nën të njëjtën çati

Gerti Shella i ftuar në studion e Ora News për gazetaren Siklajda Shorja u shpreh se për Partinë Demokratike tani ka filluar një regres i vështirë. Sipas tij, zoti Berisha dhe Basha nuk mund të qëndrojnë nën të njëjtën çati.

Shella: "Nga dje sot shumë janë të gatshëm të hedhin bast që për PD-në ka filluar një regres i vështirë, pra një situatë e vështirë. Në vlerësimin tim, në selinë e saj është e pamundur të jenë nën të njëjtën çati së bashku zoti Basha dhe zoti Berisha. Do jetë ose njëri, ose tjetri ose asnjëri prej të dyve. Edhe kjo ngelet për t'u vlerësuar si opsion. "

Për zotin Shella PD-ja është e copëtuar. Sipas tij, veprimet gjatë seancës së dytë plenare të deputetëve të opozitës e treguan qartë këtë fakt.

Shella: "Partia Demokratike është e copëtuar. Mjafton të shihni çehren e deputetëve të rikthyer në Kuvend. Vetë zoti Basha grisi në mënyrë demonstrative që fliste shumë fletën e votimit, teksa erdhi radha e tij për të shprehur vendimin e tij politik. Nga ana tjetër vetë zoti Berisha pas betimit doli i shoqëruar nga zoti Shehu, Paloka dhe Noka. Kjo të shtyn të mendosh që figurat madhore të PD-së kanë bërë vendimmarrjen e tyre se në cilën anë janë. "

EMISIONET