PD drejt kuvendit të 30 prillit, Basha zhvillon takim me simpatizantët në Durrës

PD drejt kuvendit të 30 prillit, Basha zhvillon takim me simpatizantët

Ndërsa vazhdojnë përplasjet dhe përpjekjet për kuvendin e 30 prillit, ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha është takuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit me simpatizantë të tij.

Pas dorëheqjes së tij si kreu i PD-së, Basha ka ndërmarrë një tur takimesh në gjithë qytetet e vendit, sipas tij në një mision për të bashkuar demokratët.

Ndërkohë, pothuajse ka mbaruar në të gjitha degët zgjedhja e krerëve të tij në rreth, duke i paraprirë kështu 30 prillit.

Ndërkohë, në këtë kuvend pritet që përpos vendimeve të tjera, do të miratohet edhe data në të cilën do të zgjidhet kreu i ri i partisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije mbrëmjen e djeshme se një datë e mundshme që do t’i propozohet këtij kuvendi është ajo e 21-22 maji 2022.

Nga ana tjetër, çështja e drejtimit të PD-së me e Kuvendit të Berishës të zhvilluar në 11 dhjetor tashmë është në proces gjyqësor, pasi është ankimuar nga Enkelejd Alibeaj.

PD drejt kuvendit të 30 prillit, Basha zhvillon takim me simpatizantët

EMISIONET