(PA)SIGURIA NË PUNË / Nikollaj: Punonjësit shqiptarë përballen me rreziqe të shumta
Punojësit shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe serioze në vendin e punës. Minierat, ndërtimi, energjitika dhe sektori naftës mbeten ndër më të rrezikshmet, por kërcënime të reja po shfaqen edhe në profesionet e përditshme.Kreu i Konfederatës së Sindikatave kërkon respektim të ligjit dhe masa të forta kontrolli në mbrojtje të shëndetit të punojësve. Siguria në vendin e punës mbetet një sfidë e madhe për shumë sektorë të ekonomisë shqiptare.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj thotë se energjitika dhe ndërtimi përballen me rreziqe të njohura ndersa kohët e fundit janë shtuar edhe rreziqe të reja në profesionet e tjera.
Nikollaj thotë ser përveç rreziqeve fizike, një pjesë e madhe e këtyre incidenteve ndodh për shkak të moszbatimit të ligjit dhe standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas Nikollaj institucionet ligjzbatuese dhe agjencitë përgjegjëse duhet të veprojnë më efektivisht për të mbrojtur punonjësit dhe për të krijuar një ambient pune më të sigurt.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave nënvizon se respektimi i ligjit nuk është vetëm një formalitet, por një detyrim për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën e punonjësve.

