Pasi u dogj në Ditën Ndërkombëtare e Pyjeve mbillen pemë në Pishë Poro-Nartë

Pasi u dogj në Ditën Ndërkombëtare e Pyjeve mbillen

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve Administratat e Zonave të Mbrojtura në të githë vendin kanë organizuar aksione për mbjelljen e pemëve.

Punonjësit e AdZM Vlorë janë rikthyer sot në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë për të realizuar një tjetër mbjellje me 200 fidanë të llojit Pishë e egër me qëllim regjenerimin e sipërfaqeve të dëmtuara.

Ndërsa punonjësit e AdZM Dibër kanë nisur aksionin e parë të mbjelljeve në këtë ditë të rëndësishme për pyjet. Rreth 150 fidanë të llojit pishë e zezë dhe 50 fidanë të llojit akacie, janë mbjellë në territorin e Parkut Natyror Korab-Koritnik.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e ka shpallur 2024 – Vitin e Pyjeve, i cili ka në fokus ndërgjegjësimin dhe informimit e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve.

Ndërkohë sot Administratat e Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin po zhvillojnë aksione për mbjellje fidanësh, në të cilat nuk mungojnë dashamirë të natyrës, komuniteti dhe fëmijë të grupmoshave të ndryshme.

EMISIONET