Pas vr*sjes së Martin Canit, policia rrethon shkollat. Nxënësit problematikë në vëzhgim të vazhdueshëm

Pas vr*sjes së Martin Canit, policia rrethon shkollat. Nxënësit

Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë i mituri Martin Cani, Policia e Shtetit prej kësaj hëne ka ndërmarrë masa drastike.

Burime për “Ora News” bëjnë më dije se është vendosur në çdo shkollë të qëndrojë një punonjës nga ora 07:00 deri në orën 13:10. Çdo komisariat do të bëjë verifikimin e zonës së tij ku ka shkolla në juridiksion.

Pas evidentimit merren në dijeni për nxënës problematikë, ku për ta do të ketë një siguri të veçantë në distancë. Oficeri i policisë do të qëndrojë në dyert e jashtme të shkollës, por në çdo rast do të lejohet hyrja e tyre.

EMISIONET