Pas rehabilitimit, pelikani kaçurrel Zaver fiton lirinë, do monitorohet përmes GPS
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 08:14
Pelikani kaçurrel Zaver, i gjetur i plagosur përpara 3 muajsh në liqenin e Ohrit, është lëshuar në liqenin e Prespës të Madhe.
Prej 31 korrikut, pelikani qëndroi në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar të Karavastasë.
Tanimë ai do të ketë me vete edhe një GPS, i cili do të shërbejë për studime shkencore mbi habitatin e tij natyror.









