Pas protestës, Bardhi i nxjerr foton me Enverin Berishës: Çfarë shëmtie, porositësi e ndien fundin e vet politik

Pas protestës, Bardhi i nxjerr foton me Enverin Berishës:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berishës sot, teksa Basha po zhvillonte një takim me demokratet në Tiranë.

Bardhi e konsideruar si një shëmti një gjë të tillë, duke i krahasuar protestuesit me vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetruar dhe vetëdiskretitues.

Ai shton se keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se Berisha e ndien fundin e vet politik.

Bardhi: Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.  Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit.

EMISIONET