Pas Niklës e Fushë Krujës, FNSH e RENEA zbarkojnë në Lezhë, sekuestrojnë 4 mijë rrënjë kanabis, Foto ekskluzive

Pas Niklës e Fushë Krujës, FNSH e RENEA zbarkojnë në
Ne foto: Parcelat me kanabis te sekuestruara ne Lezhe

FNSH dhe RENEA janë ndalur sot pasdite në Lezhë në kuadër të operacionit antikanabis që po ndërmerret në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa.

Nga informacionet e para mësohet se janë sekuestruar 4 mijë rrënjë kanabisi. 

Ora News sjell ekskluzivisht foto nga ky operacion ku në një serë janë zbuluar rrënjë kanabisi

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, informon se forcat e shumta të policisë dhe dy ekipe të FNSH dhe RENEA-s janë në terren për të kontrolluar për parcela me kanabis. 

Edhe pse u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabis në zonën e Kashnjetit ne Lezhe, por burime policore bëjnë me dije se nuk ka të shoqëruar.

FNSH dhe RENEA ishin sot pasdite në Lezhë në kuadër të operacionit anti-kanabis në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa.

Sipas burimeve mësohet se ky është aksioni i dytë brenda pak ditësh ne Rrethin e Lezhës, ku droga e gjetur sot është asgjësuar me anë të djegies.

Pas Niklës e Fushë Krujës, FNSH e RENEA zbarkojnë në
Ne foto: Parcelat me kanabis te sekuestruara ne Lezhe

EMISIONET