Pas ndërhyrjes së Veliaj mbyllet faqja e FSHF-së: Sulm skandaloz, do të marrë përgjigjen që meriton!

Pas ndërhyrjes së Veliaj mbyllet faqja e FSHF-së: Sulm skandaloz,

Sulmohet faqja zyrtare e Fedaratës Shqiptare e Futbollit ditën e sotme pas përplasjeve me kryabashkiaun Erion Veliaj.

Lajmi ëhstë bër ëme dije nga FSHF që shkruan se faqja është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Aty shtohet se FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm.

FSHF: Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit. Ky akt është i turpshëm dhe do të marrë përgjigjen që meriton! 

EMISIONET