PAS GOLEMIT, KËRCASIN ARMËT EDHE NË TIRANË! Të shtëna në Institut, kapet njëri prej autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2025, 11:33

Pas ngjarjes të pak minutave më parë në Golem të Durrësit, një tjetër përplasje e armatosur raportohet të kjetë ndodhur në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë.
Si pasojë e përdorimit të armëve mësohet se një person eshte arrestuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje
“Në zonën e Institutit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Nuk ka të dëmtuar aktualisht. Njeri prej të përfshirëve në konflikt është kapur”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

