Pas festës vjen trafiku, radhë kilometrike në aksin Thumanë - Fushë Krujë

Mbarimi i festave duket se po shkakton trafik në disa akse të vendit.

Kështu pasditen e sotme është krijuar trafik i rënduar në aksin rrugor Thumanë - Fushë Krujë.

Qindra makina janë gjendur në trafik dhe lëvizja e mjeteve bëhet me shumë ngadalësi.

Mjetet nga mbikalimi i Laçit kanë mbi një ore që ecin me ngadalë dhe kanë avancuar pak kilometra.

Bllokimin e shton edhe fakti që disa shoferë kanë bllokuar, sikurse tregojnë pamjet filmike edhe korsinë e emergjencës.

Një situatë e ngjashme është parë edhe në qytetin e Elbasanit, ku shumë tentojnë të shkojnë në juglindje, për festa ose për të kaluar doganën në Qafë Thanë apo Kapshticë.

Pas festës vjen trafiku, radhë kilometrike në aksin Thumanë

Pas festës vjen trafiku, radhë kilometrike në aksin Thumanë

EMISIONET