Partia Socialiste ndryshime të drejtuesve politik në qarqe, Ulsi Manja transferohet në Lezhë, e zëvendëson Balluku në Dibër

Partia Socialiste ndryshime të drejtuesve politik në qarqe, Ulsi Manja

Partia Socialiste ka ndryshuar drejtuesit politik në disa qarqe të vendit.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka qenë drejtues politik në Dibër tashmë do të jetë në Lezhë.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. 

Ai ka njoftuar se në qarkun Dibër drejtuese politike do të vendoset Belinda Balluku. 

"Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku"- shkruan Gjiknuri. 

EMISIONET