Parcelë me kanabis tek "Lugu i Lajthive"

Parcelë me kanabis tek "Lugu i Lajthive"

Tre raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë goditur nga policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Qarku” si dhe janë sekuestruar rreth 83 kg kanabis.

Në fshati Pepaj të Shkodrës u arrestua 32 vjeçari L.C pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 58 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.

Në fshatin Razëm, Malësi e Madhe u arrestua një 21 vjeçar pasi në vendin e quajtur "Lugu i Lajthive", në fshatin Razëm, janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.

Shtetasit A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Flet, Fushë Arrëz dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, u arrestuan për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, në një magazinë në afërsi të banesës së shtetasit A. S., janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. 

EMISIONET