Një rresht misër një kanabis/ Dy policë arrestohen për parcelën me kanabis në Fier

Përfshirja e punonjësve të Policisë së Shtetit në favorizimin e kultivimit të bimëve narkotike u provua edhe një herë. Dy efektivë të Drejtorisë së Fierit, u vunë në pranga pasi akuzohen se lejuan parcelën me disa mijë rrënjë kanabis mes misrit të zbuluara në muajin korrik në fshatin Mujalli.

Dy efektivë të Policisë së Shtetit dyshohet se favorizuan kultivimin e mijëra rrënjë kanabis sativa të zbuluara në muajin korrik 2022 në një parcelë misri në fshatin Mujalli të Fierit.

Ata janë Spartak Gjiçali specialist për krimet dhe Roland Ndreko polic i zonës.

Prokurorisë së Fierit i janë dashur katër muaj hetime për të provuar se dy policët kanë mbështetur veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike,

Mbi bazë të provave, gjykata e Fierit ka caktuar për dy efektivët masën e sigurisë “arrest me burg”  me akuzën “shpërdorim detyre”,  vendim që u zbatua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në pranga përfunduan edhe Sejdi e Vezir Genica, të cilët akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike

Ndërsa Robert Bego alias Fatmir Qelia alias Xheki Qelia si dhe Elez Qelai, u shpallën në kërkim,  pasi nuk u gjetën në banesë.

Ndaj Robert Bego gjykata ka vendosur arrest në burg, ndërsa për Elez Qelai arrest shtëpie.

Më 20 korrik 2022, në fshatin Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman, gjatë operacionit anti-drogë u gjetën dhe u sekuestruan mbi 7000 rrënjë kanabis dhe 7 thasë kanabis i tharë.

Në kuadër të tre fazave të mëparshme të operacionit të koduar “Zhavar” Policia e Fierit ka vënë në pranga 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë për kultivim të bimëve narkotike

Dy policë me funksion specialist për krimet në komisariatin e Policisë së Fierit janë arrestuar për shpërdorim detyre informon sot Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Në pranga kanë rënë dhe 3 shtetas të tjerë ndërsa një është shpallur në kërkim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestimet 

- Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

- Roland Ndreko, me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

-Sejdi Genica, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

-Vezir Genica, caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

-Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

- Elez Qelai, me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

EMISIONET