Parashikimi i motit, zbardhen zonat malore, Gjoni: Rënia e temperaturave do të vazhdojë deri në datën 15 janar
Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Anira Gjoni nga IGJEUM në një raportim për “Ora News” theksoi se: Kjo javë do të shoqërohet me rënie të temperaturave që do të vazhdojë deri në datën 15 janar.
Reshjet në formën e dëborës do të vazhdojnë deri në 500 m mbi nivelin e detit.
Dhe pas datës 15 janar do të kemi ngritje të temperaturave me 3 apo 4 gradë.
Moti parashikohet parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.
Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri dhe mesatar.
Më pas duke filluar pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura dhe interval kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore kryesisht në relievet malore në lindje.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në monentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:





