Parashikimi i motit/ Anira Gjoni: Këto dy ditë do kemi reshje të lehta, janari më i ngrohtë se zakonisht

Në vendin tonë moti do të me vranësira të pasuara nga reshje shiu në zonën veriperëndimore, më pak reshje në juglindje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se gjatë dy ditëve në vijon do të ketë reshje të lehta shiu.

Ndërsa tha se në këtë muaj do të ketë temperatura të ngrohta sa i përket stinës.

“Do të kemi temperatura relativisht të ngrohta nga sa jemi mësuar që të kemi në këtë periudhë të janarit”, u shpreh Anira Gjoni.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      4/11°C

- Zonat e ulëta      8/17°C

- Zonat bregdetare 12/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 04 Janar 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –8°C në mëngjes deri në  10°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

Parashikimi i motit/ Anira Gjoni: Këto dy ditë do kemi reshje të

lili saraçi anira gjoni

EMISIONET