Paralizohet nga trafiku Vlora, pushuesit e shumtë drejt jugut krijojë radhë disa kilometra

Sezoni i ri turistik nisi me hallet e vjetra në Vlorë.

Fluksi i pushuesve këtë fundjavë të parë të Qershorit riktheu kaosin dhe paralizoi qytetin bregdetar.

Rrugët nuk e përballuan numrin  e shtuar të automjeteve me destinacion zonat turistik në jug të vendit.

Aksi Vlorë-Orikum’ nga zona e ‘Ujit të ftohtë’ deri në Radhimë, mbetet më problematiku.

Radha e automjeteve në mëngjes aty arriti disa kilometra.

Situatë e ngjashme krijohet edhe pasdite kur kthehen nga plazhet.

Trafiku ishte i rënduar edhe një në rrugën e Lungomares dhe Transballkanike.

Efektivët e Policisë rrugore dhe asaj të rendit ishin në terren, por në  pamundësi për ti dhënë zgjidhje kaosit si për ironi në ditën pa makina.

By passi i Vlorës që pritet të ndikojë në lehtësimin e lëvizjes drejt Jugut pritet të hapet në Korrik.

Deri atë herë lëvizja në rrugët e qytetit kryesisht në fundjava duket se do të mbete mision i vështirë.

EMISIONET