Paralajmëron Kokalari pas gjobitjes së Salianjit: Deputetët dhe politikanët të kenë kujdes!

Paralajmëron Kokalari pas gjobitjes së Salianjit: Deputetët dhe

Evi Kokalari ka reaguar pas shpalljes fajtor për "Fyerje" të deputetit demokrat Ervin Salianji. Salianji është gjobitur me 50.000 mijë lekë për "fyerje" ndaj Kokalarit, ndërsa u shpall i pafajshëm për veprën penale "Shpifja."

Kokalari shkruan se deputetët dhe politikanët tanë duhet të bëjnë shumë kujdes me sulmet politike ndaj kundërshtarëve të tyre.

Kokalari: Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar -SPAK, sapo shpalli fajtor deputetin Ervin Saljanin për veprën penale të “Fyerjes” në drejtimin tim.

Shumë mirënjohëse ndaj Gjykatësit Erion Bani, Prokurorit Elvis Goga, dhe sidomos avokates time Endira Bushati.

Deputetët dhe politikanët tanë duhet të bëjnë shumë kujdes me sulmet politike ndaj kundërshtarëve të tyre. Tejkalimi i normave është i papranueshme.

EMISIONET