Paralajmëron Demalia: Kjo që po ndodh në PD do të ndodh dhe në PS. Opozita në luftë të brendshme
Publicisti Ilir Demalia është shprehur se opozita është totalisht irrelevante, ndërsa situatën brenda opozitës e ka konsideruar si irrelevante.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, ka paralajmëruar se kjo që po ndodh brenda PD do të ndodh edhe në PS.
Sipas tij kjo do të vij pasi liderët e këtyre partive e kanë kthyer partinë si pronë të veten dhe duan të përfitojnë prej tyre.
Ilir Demalia: Tragjedia tjetër që po ndodh në Shqipëri është që opozita është totalisht irrelevante. Është brenda një konflikti të brendshëm që nuk ka ardhur rastësisht. Kjo që po ndodh sot në PD do të ndodh një ditë edhe në PS sepse liderët e këtyre partive, partitë i kanë parë si prona dhe nuk kanë lejuar ndërtimin e demokracisë dhe funksionimit demokratik të partive, me fryma të kundërta. Këta e quajnë partinë si pronë të tyre sepse nëpërmjet tyre kanë përfituar.
Them se këto zgjedhje do të jenë të një rëndësie të një lufte të brendshme brenda partisë, që është një kaos. Këto që janë të “Foltore” thonë se do nxjerrin kandidatin tyre por nuk kanë ligjishmërinë, këto tjerët kanë anën juridike por nuk kanë mbështetje. Nuk e di se si mund të merresh me këtë opozitë. PD është në rënie të lirë në të gjitha drejtimet.

