Parakaloi dhe humbi kontrollin, furgoni i turistëve çek merr zvarrë "Volkswagenin" në Berat

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Gjykatës së Beratit.
Një furgon ku udhëtonin 10 turistë çek ka marrë zvarrë për disa metra një mjet Volkswagen që drejtohej nga një femër.
Furgoni ku udhëtonin turistët çek ka parakaluar me shpejtësi mjetin ku po udhëtonte vajza,pikërisht në një aks nuk nuk lejohet parakalimi,dhe kur është gjendur përballë me mjete të tjera e godur Vokswagenin në krahun e shoferi.
Pasi e ka tërhehur disa metra,të dyja mjetet kanë ndaluar,ndërkohë që vajza ka dalë e tmerruar nga makina.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit si dhe po marrin deklaratat e palëve të përfshira e dëshmitarëve.
Aksidenti,që farmirësisht nuk u shoqërua me të plagosur,krijoi kaos në të vetmen rrugë që përshkron qytetin,duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin sens.

