Paragjykimet ndaj autizmit? Mos gjykoni tjetrin pa veshur këpucët e tij!

Të paragjykosh tjetrin është shumë kollaj, por ta provosh vuajtjen që ai kalon gjerat bëhen më të vështira,. Prandaj, secili nga ne duhet të mendohet para se të flasë.

Ja një moment i shkëputur nga intervista”

Dajana: Ndoshta shumë persona mendojnë se ti po e përdor Jonën për klikime dhe po e shfrytëzon këtë pjesë për të qenë i klikuar sa më shumë. Ke pasur mesazhe të tilla?

Çlirimi: Komente dhe mesazhe të tilla kam pasur e vazhdoj të kem pafund. Nuk më bën përshtypje kur komentuesit janë të vegjël, por problemi është me të rriturit sidomos me nënat duke komentuar me fjalë nga më idiotet.

Dajana: A do e besoje ndonjëherë vajzën tënde në ndonjë institucion?

Çlirimi: Nga ato që kam parë në Shqipëri asnjëherë dhe meqë mu dha rasti dua të përmend këtë gjë. Jona ka bërë terapi që në moshën 7 vjeçare, pra diku tek 12 vite deri tani dhe nuk besoj se të ketë shteti një gjë të tillë, ndërsa në privat ka qenë e shoqëruar gjithmonë ose me mua ose me mamanë e saj.

Dajana: A mendon Çlirim se do të bëhesh inspirim edhe për të tjerë, të cilët le të themi se kanë të njëjtën… nuk dua ta quaj problem…por…”si një dhuratë nga Zoti?

Çlirimi: Të gjithë ata që kanë kërkuar një mendim nga unë, nuk kam hezituar në asnjë moment të përgjigjem e t’iu jap kurajo.

Dajana: Një mesazh i fundit për të gjithë?

Çlirimi: Mos gjykoni tjetrin pa veshur këpucët e tij!

D-NIGHT nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë

EMISIONET