Para se të niseni në plazh, lexoni si do të jetë moti këtë fundjavë

Para se të niseni në plazh, lexoni si do të jetë moti

Kjo fundjavë nuk do të jetë si ajo e javës së kaluar. Dielli i fortë do të zëvendësohet nga vranësira shoqëruar me  rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Meteoalb parashikon një  mot me vranësina duke rrezikuar momente te shkurta me shira në formë rrebeshi ndërsa për nesër në pjesën më të madhe të vendit do të ketë rrebeshi shiu shoqëruar me ministuhi të forta ere dhe breshëri.

TE SHTUNEN sipas Meteoalb kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke rrezikuar momente te shkurta me shira në formë rrebeshi. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°c deri në 34°c.

TE DIELEN sipas MeteoAlb: Do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-

stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore –jugperëndimore të Shqipërisë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

EMISIONET