"Paqe për Ukrainën "/ Qytetarët ndezin qirinj në sheshin "Skënderbej" për jetën e humbur nga lufta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 20:57

Qytetarët shqiptarë janë solidarizuar me luftën në Ukrainë, ku si pasojë qindra persona kanë humbur jetën ndërkohë më shumë se 3 milionë kanë lënë vendin e tyre dhe janë zhvendosur në vendet e tjera.
Në fotot e siguruar nga LSA, qytetarët kanë ndezur në sheshin “Skëndërbe” qirinj në nder të jetëve të humbura në Ukrainë.
Po ashtu ata me qirinj kanë formuar fjalët: Paqe për Ukrainën.






