Pano: Shqetësimi kryesor i diasporës për kthim në Shqipëri është sistemi shëndetësor
Aktivistja Linda Pano nga Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, e ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, foli mbi udhëzuesin për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, duke ndarë edhe shqetësime që, sipas saj, i shprehin shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Gjatë diskutimit, Pano tha se shumë emigrantë që kanë investuar në Shqipëri dhe kanë prona në vend shprehin dëshirën për t’u kthyer për të jetuar pas pensionit, por hezitojnë për shkak të gjendjes së sistemit shëndetësor.
Sipas saj, një pjesë e diasporës e sheh Shqipërinë si destinacion për kthim në të ardhmen, por shqetësimi kryesor mbetet siguria dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore.

