PANIK NË AJËR/ Tentoi vetvrasjen në bord, Avioni Lion-Stamboll bën ulje të detyruar në Rinas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 15:35
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.