PAMJET+EMRI/ Tentoi të trafikonte fara kanabisi me furgon, kapet 24 vjeçari në Durrës

PAMJET+EMRI/ Tentoi të trafikonte fara kanabisi me furgon, kapet 24

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi 2”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë 24-vjeçari Arben Kamerri, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Të riut, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, iu gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike kanabis dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET