PAMJET EKSKLUZIVE/ Ja çfarë ka mbetur në apartamentin që përfshi nga zjarri te Komuna e Parisit (FOTO+VIDEO)
Një apartament është pushtuar nga flakët në zonën e “Komunës së Parisit”. Flakët kanë shpërthyer në ballkonin e apartamentit, teksa kati i lart e bën të vështirë ndërhyrjen.
Mësohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi, teksa "Ora News" ka siguruar dhe pamjet e para brenda baneses se shkrumbuar.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


