PAMJET/ Automjeti merr flakë në ecje në aksin Lezhë-Shkodër, shkrumbohet totalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 16:22

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.
Siç shihet nga pamjet e siguruara në vendngjaje, makina e djegur plotësisht dyshohet se doli nga rruga, ku më pas u përfshi nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka dëmë në njerëz, por vetëm materiale.
Për djegien e automjetit në aksin Lezhë-Shkodër u aludua fillimisht në media, si e përfshirë në ngjarjen e Laçit me 5 të plagosur, por që zyrtarisht Drejtoria Vendore e Policisë Leszhë e mohoi një pretendim të tillë.

