PAMJET/ Armë nga Kosova e Shqipëria, zbulohen EMRAT disa prej të arrestuarve në operacionin e sotëm. Sërish në skenë djali i arrestuar i Ad Sybardhit
Autoritetet Shqiptare dhe ato të Kosovës kanë organizuar nga operacion të përbashkët me qëllim goditjen e trafikut të armëve.
Në një konferencë të përbashkët, sqarohet se janë sekuestruar gjithsej 64 armë zjarri dhe municion, prej të cilave 23 nga policia shqiptare.
Ndërkohë janë vënë në pranga 24 persona, 14 prej tyre në Kosovë dhe pjesa tjetër në Shqipëri.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se një nga anëtarët e bandës së trafikut të armëve Euxhenio Manushi, djali i muzikantit të njohur Ad Sybardhit, i kapur me 1.5 kg kokaine disa ditë më parë
Ndërkaq, përveç Euxhenio Manushit, të arrestuar janë edhe Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkambi.
VIDEO-KRONIKA/ U kapën me kok*inë, dy të rinjtë: “E kishim përdorim vetjak”! Gjykata lë në burg djalin e Ad Sybardhit dhe shokun e tij