PAMJE/ Qytetari i braktisur nga “Air Albania” në aeroportin e Milanos: Po sillen sikur jemi kriminelë, erdhi policia në avion

PAMJE/ Qytetari i braktisur nga “Air Albania” në aeroportin e

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë mbrëmjen e kësaj të premte la më shumë se 60 pasagjerë në aeroportin e Malpensës, në mëshirë të fatit. Një kalvar me sorollatje i nisur prej orës 14.00 të kësaj të premte dhe vijon përtej ditës tjetër.

Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo persona të sëmurë.

Një prej pasagjerëve tha për News24 se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate.

Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur ata me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.

“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Tani kam ngelur në mes të katër rrugëve”. “Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë”.

 

PAMJE/ Qytetari i braktisur nga “Air Albania” në aeroportin e
Pasagjeret Ne Autobus

Pasagjerë të tjerë rrëfyen se kanë fatkeqësi në familjet e tyre në Shqipëri dhe se duhet të fluturonin për tek të afërmit.

Në mesin e udhëtarëve të braktisur në aeroportin e Malpensës ka edhe nga ata që kishin udhëtuar në Itali për të vizituar të afërmit e tyre.

Të mitur, por edhe të moshuar e persona të sëmurë mbrëmjen e sotme do ta kalojnë në aeroportin e Milanos. Kompania ajrore “Air Albania” refuzoi t’u përgjigjej edhe pse përgjegjësia është e saj.

Në videon e publikuar dallohet qartë komunikimi skandaloz i punonjëses së Air Albania e cila pasi bën të paditurën për situatën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, madje me përgjigje në kufijtë e talljes, i mbyll telefonin qytetarit./ BalkanWeb

EMISIONET