PAMJE/ Bllokohet pjesërisht rruga Shtyllë-Mashkullorë-Panarit, reshjet e dëborës arrijnë deri në 1 metër trashësi

Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar rrugën Shtyllë-Mashkullorë-Panarit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente, trashësia e borës arrin deri në një metër.

Aktualisht, rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e pajisura me zinxhirë.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Zona është ndër më të prekurat nga reshjet e shumta të borës dhe, në raste të tilla, banorët rrezikojnë të izolohen për disa ditë për shkak të bllokimit të rrugëve.

Ndërkohë, peizazhi i mbuluar nga bora ka krijuar pamje mbresëlënëse, duke e kthyer zonën në një panoramë të bukur dimërore, edhe pse kushtet e motit mbeten të vështira për qarkullim.

EMISIONET