Palmer i zhgënjyer me BE për shtyrjen e negociatave, bën thirrje ti hiqen vizat Kosovës

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, i ka kërkuar bashkimit europian të jetë konkret me perspektivën e ballkanit perëndimor. ndërsa kërkon të nisen shpejt negociatat me shqipërinë dhe maqedoninë, uashingtoni apelon që kosovës t'i hiqen vizat me BE-në.
Amerika ka përsëritur zhgënjimin me Bashkimin Europian që i premton perspektiva Ballkanit Perëndimor por vazhdon t'ua bllokojë ato.
Qeveria maqedonase mbajti të enjten në Ohër konferencën ndërkombëtare "Forum Dialogu në Prespë", të fokusuar te temat e fqinjësisë, bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantizmi.
Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, deklaroi se BE-ja po cenon kredibilitetin e vet dhe me mëdyshjen që po tregon ndaj Prishtinës, Tiranës e Shkupit po rrit skepticizmin duke ftuar rivalët gjeopolitikë në rajon.
"Është thelbësore që Bashkimi Europian t'u qëndrojë angazhimeve ndaj rajonit. Kjo përfshin edhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën."
Palmer gjithashtu apeloi liderët e Ballkanit të bëjnë pjesën e tyre, me reforma konkrete në ekonomi, luftimin e krimit dhe sundimin e ligjit.
"Përveç ekonomisë, qytetarët në rajon janë më të shqetësuar për korrupsionin. Lufta kundër korrupsionit paraqet bazë për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë."
Ndërsa vizioni i Amerikës mbetet për një rajon të integruar dhe në paqe, ministri gjerman për Europën, Mishael Rot, shprehu keqardhje që mosmarrëveshjet Bullgari-Maqedoni i mohuan së Tiranës dhe Shkupit bisedimet për anëtarësim.
“Çështja është s'i t’i bindim gjithë shtetet anëtare se është në interesin e tyre të mos ketë rezistenca në zemrën e Europës,” deklaroi kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani.


