Pallatet pa lojëra, hapësirat mes tyre të mbuluara nga mbeturinat ose të zaptuara nga parkingjet
Dëshira e fëmijëve për të luajtur përpara oborrit të pallateve të tyre duket se është vetëm një ëndërr pasi në shumë blloqe pallatesh hapësirat e gjelbra nuk ekzistojnë e në shumë raste ato janë të zëna.
Në Rrugën e Elbasanit, në këtë bllok pallatesh, hapësira është zaptuar dhe shfrytëzohet si parking për automjetet.
Pallatet me gjelbërim janë vetëm në projektet e ndërtuesve, pasi në terren jo vetëm nuk ka gjelbërim por vendin e tyre e kanë zënë inertet, e në disa rastet shkurret.
Për ambjentalistin, Sazan Guri, edhe pse Tirana ka parashikuar 82 zona të gjelbërta, në terren nuk ka asnjë.
"82 zona të gjelbërta ka parshikuar Tirana në 2012 në projektin e ndryshimit mjedisor dhe fëmijët nuk kanë ku luajnë, është e tmerrshme kjo gjë."
Ambjentasti shton se edhe në ato vende ku ka kënde lojërash, ato nuk janë të përshtatshme për fëmijët.
"Duhet ti bënte me tabane gomash që fëmija mos të vritet. Zinxhirët ku kapin gishtat fëmijët duhet ti bënte me tuba plastike, pra lë shumë për të dëshiruar.Më gjej një hapësirë të këndit të fëmijëve që të jetë i standardeve europiane si në Zagreb apo Mal të Zi, këtu afër, nuk po them në Gjermani dhe Francë."

