Paketa e rezistencës, Teliti: 150 mijë familje do të marrin në katër muaj 3.9 mln euro ndihmë, 4.3 mln instalacioni te Kryeministria

Partia Demokratike e konsideron gjysmake paketën e rezistencës të qeverisë në ndihmë të shtresave në nevojë, si kompensim për çmimet e rritura.

Dorian Teliti, ekspert ekonomie, i ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj  thotë se paketa nuk ishte  përgjigjia e duhur për situatën që po kalojmë.

Teliti: Është viti i 9 i qeverisjes dhe në fokus ka pasur investime të orientuara drejt miqve dhe shokëve, shpërdorim të fopndeve publike me tedera publike që kontraktohen sot në masën 99% të vlerës së fondit limit, shpërndarjen e qindra miliona eurove në PPP siç kemi rastin e  tre incineratorëve. Ka në fokus ti mbështesë dhe në të ardhmen vetëm në 2022 janë parashikuar për tu paguar për 12 kontrata PPP 120 mln euro ndërkohë paketa e parë dhe e dytë mbështetëse është 80-85 mln euro.

Qeveria ka vullnet edhe e gjen, e gjeti 2 muaj përpara kur bëri aktin normativ për tu dhënë 80 mln euro firmave të ndërtimit për ti kompensuar për kostot e rritura. Deri diku është e drejtë.Kur ka vullnetin për këtë, po për koston që kanë qytetarët nga rritja e çmimeve të produkteve të shportës? Qeveria e njeh realitetin shqiptar por çalon në  marrjen vendimeve të duhura për ti mbështetur. Sa më shumë kalon koha aq më shumë thellohet kriza. Në zonat rurale varfëria është ulur këmbëkryq. Me ardhjen e dimrit situata vështirësohet.Është paketë gjysmake dhe jo përgjigjja e duhur për situatën që po kalojmë.

Ai shkon më tej kur thotë se 150 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe pagesën e aftësisë së kufizuar do të marrin një ndihmë më të vogël sesa vlera e instalacionit në oborrin e Kryeministrisë.

Teliti: Dritë jeshile në fund të tunelit nuk ka. Për periudhën shtator-dhjetor parashikohet për 63 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe 90 mijë persona me aftësi të kufizuar do të marrin 3.9 milion euro ndihmë për katër muaj. Më pak se instalacioni 4.3 mln euro në oborrin e kryeministrisë. Të bësh art me lugën bosh, janë 150 mijë familje që do marrin më pak se një instalacion në oborrin e kryeministrisë.

Qeveria ka paralajmëruar  se çdo kilovat mbi 800 kWH do të shitet me çmim tregu nga 1 tetori. Po sipas saj ky vendim prek vetëm 4% të abonentëve familje

Teliti: Nuk është e vërtetë, afërsisht 25% e konsumatorëve shqiptarë, 200 mijë familje që preken nga kjo rritje.

Ai i bëri thirrje qeverisë të hartojë një paketë të re.

Teliti: I bëj thirrje qeverisë të hartojë një paketë të re që të jetë e ngjashme me rajonin, të paktën me Kosovën që ka një buxhet sa gjysma jonë.Paratë gjenden.

EMISIONET