Pagesat kot me kot për “100 fshatrat”

Nisja e projektit 100 fshatrat, duke se ka nxjerrë zbuluar shkeljet në shpërndarjen e parave.
Projekti që synonte evidentimin e problemeve në zonat turistike dhe dhënien e mendimeve për zhvillimin qoftë në infrastrukturë dhe gastronomi ka angazhuar 38 pedagogë dhe master chefa.

Por nga kontrolli i lartë i shtetit nuk është gjetur asnjë dokument i punës së tyre, por vetëm firma në listat e emrave dhe të pagesave.

Sipas të dhënave, personat janë paguar sipas ditëve të përcaktuara me vendim të këshillit të ministrave: por nuk ka një analizë mbi numrin e nevojshëm të tyre, apo për cilin fshat dhe në cilën fushë aktiviteti nevojiteshin ata

“Në pjesën më të madhe të listave nuk evidentohet fusha e ekspertizës së stafit akademik të zgjedhur”, është një ndër gjetjet për vitin 2018, ku shtohet se objekt i punës janë oponencat mbi çështje të ndryshme.

Edhe pse është zbuluar një pagesë prej mbi 3 milionë lekë, grupit të auditimit nuk iu vu në dispozicion asnjë oponencë, asnjë sugjerim, ide ndaj raporteve të gjetjeve, madje asnjë formë e dokumentuar e angazhimit të tyre.

Në total në fazën konsultime janë paguar 24,4 milionë lekë, vetëm honorare për drejtuesit e grupeve, asistentët, udhëheqësit rajonal dhe përpunuesit grafik. Por edhe këtu nuk ka dokumente, por vetëm një listë formale datash angazhimi.

Për më tej edhe te pyetësorët zbulohen shkelje të tjera. Auditit i janë vënë në dispozicion vetëm dy pyetësorë të skanuar dhe pjesa tjetër janë foto të një pjese në të cilat nuk identifikohen fushat që përmbajnë informacionet për të anketuarin dhe anketuesin dhe as datat e kryerjes së pyetësorëve.

Por për të justifikuar pagesat duket se është argumentuar që sondazhet janë në formatin Google, por nga të dhënat rezulton se ato janë të printuara para se të ishin krijuar grupet e punës, madje në të njëjtën datë me drejtuesit dhe asistentët përgjegjës.

EMISIONET