Pagesat buxhetore/ 17% shkuan për incineratorët në 2021. Për PPP-të u paguan 95 milionë euro

Gjatë vitit të kaluar qeveria shqiptare ka dhënë mbi 95 milionë euro për të realizuar pagesat për kontratat koncesionare që ajo ka nënshkruar. Në draftin e dorëzuar në Kuvend të buxhetit faktik 2021, Ministria e Financave bën me dije se pagesat për kontratat koncesionare shumica e të cilave në hetim nga SPAK, janë rritur me 19 për qind në raport me vitin 2020.

Rreth 95 milionë euro janë pagesat buxhetore për kontratat koncesionare e bëra nga qeveria gjatë vitit të kaluar.

Ministria e Financave në buxhetin faktik 2021, draft të cilin  tashmë e ka depozituar në Kuvend bën me dije se pagesat për kontratat koncesionare shumica e të cilave në hetim nga SPAK janë rritur me 19 për qind në raport me vitin 2020.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 17 % e pagesave kanë shkuar tre inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit me një vlerë totale të paguar më 2021 prej rreth 1.9 miliardë lekësh.

Ndërkohë SPAK që ka hapur një proces hetimi ka zbuluar një skemë mashtrimi gjigante, teksa aksionerët e tyre janë shpallur në kërkim. Gati rreth 30 për qind të pagesave buxhetore kanë shkuar për kontratën e rrugës së Arbrit me vlerë rreth 3,3 miliardë lekë.

Gjithashtu edhe rreth 29 për qind e pagesave totale shkuan për 4 koncesionet në sektorin e shëndetësisë, ku shumën më të madhe e mori koncesioni i sterilizimit me 1,5 miliardë lekë, shërbimi laboratorik me 1,1 miliardë lekë, shërbimi i dializës me 754 milionë lekë dhe Check -Up 219 milionë lekë, për shkak se ishte i pezulluar deri më shtator 2021.  Koncesionet në shëndetësi janë në hetim nga SPAK. Disa ditë më parë SPAK mori në pyetje ish ministrin e Shëndetësie, Ilir Beqja.

Në fund të vitit 2021 nga 13 kontrata koncesionare/PPP, me mbështetje buxhetore për 12 kontrata u regjistruan pagesa faktike buxhetore, për periudhën njëvjeccare, ndërsa për 1 kontratë nuk u krye asnjë pagesë.

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2021, sipas planit vjetor të ndryshuar, në total ishin rreth 11.82 miliardë lekë, nga të cilat u shfrytëzuan në total  rreth 11.5 mld lekë ose 97.4 përqind e planit përfundimtar 2021.

EMISIONET