Padia për shpifje në GJKKO, Veliaj nuk shkon në seancë, Grida Duma refuzon pajtimin
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për seancën e pajtimit me kryebashkiakun Veliaj të cilin e ka paditur për shpifje por nuk dënjoi të ishte i pranishëm ky i fundit.
Pas seancës, Dumabëri me dije për mediat se Veliaj ka kërkuar shtyrje të gjyqit, ndërsa vetë ajo nuk ka dhënë dakordësinë për pajtim në këtë seancë.
Edhe pse tha se nuk ka besim që Veliaj do të paraqitet në gjykatë, ajo tha se gjyqi duhet të shkojë deri në fund.
"Nuk kam dhënë dakordësinë për pajtimin. Gjyqtari ka kërkuar paraqitjen e Veliaj, e di që nuk ka për tu paraqitur.Duhet vijuar kjo seancë gjyqësore deri në fundin e saj për të dhënë një gjë të vetme. Janë me dhjetëra vite në skenën publike, nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike.
E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ua mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtërt fiton në këtë vend. Më takon mua të bëj një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bëjnë veprimin e gabuar. Ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”.

