Padia në SPAK e Presidentit, Kuvendi thyen heshtjen: Pretendimet për manipulim e falsifikim nuk qëndrojnë por…

Padia në SPAK e Presidentit, Kuvendi thyen heshtjen: Pretendimet për

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e Metës për falsifikim të provave në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij.

Në një deklaratë për mediat, Kuvendi thotë se pretendimet e kreut të shtetit për manipulim dhe falsifikim nuk qëndrojnë.

Por në respekt të pavarësisë së institucioneve, dhe duke qenë se Kushtetuesja është tërhequr për një vendim, Kuvendi thotë se respekton heshtjen duke mos komentuar rastin.

Reagimi vjen pas padisë së Presidentit në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës.

REAGIMI I KUVENDIT 

Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

EMISIONET