Organizim i lojërave të fatit në Tiranë, proçedohet penalisht 24 vjeçari banues në Malin e zi
Policia ka goditur një rast të lojërave të paligjshme të fatit. Në rrugën "Besim Imami" shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejne për lojëra fati.
U procedua penalisht shtetasit, A.M 24 vjec banues në Malin e Zi për veprën penale "Organizim i lotarive të palejuara".
Njoftimi i policise:
Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.
Sekuestrohen 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.
Procedohet penalisht poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara se në një lokal në rrugën "Besim Imami", një shtetas mbante makineta për lojëra fati, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dyshuar.
Gjatë kontrollit, në magazinën një lokali, në rrugën "Besim Imami", shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. M., 24 vjeç, banues në Malin e Zi, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


