Organi më i lartë i drejtësisë kosovare rrezikon të mbetet pa kuorum

Krizës së gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese në rajon nuk i ka shpëtuar as Kosova. Kuvendi ka dështuar tri herë për të votuar 2 gjyqtarë të Kushtetueses pa të cilët rrezikohet kuorumi. Opozita akuzon qeverinë Kurti se po e dështon qëllimisht procesin pasi 5 kandidatët nuk janë mbështetës të Vetëvendosjes me ç’rast institucioni do të kapej nga maxhoranca.

Organi më i lartë i drejtësisë kosovare rrezikon të

Kuvendi i Kosovës javën e ardhshme për herë të katërt do të tentojë të zgjedhë dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët dështuan tre herë radhazi për të zgjedhur gjyqtarët, për shkak të mos gjetjes së konsensusit.

Forcat politike shpresojnë që në seancën e 24 nëntorit të zgjidhet një prej pesë kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses.

Partitë opozitare akuzojnë Vetëvendosjen se po e dështon procesin për shkak se nuk po gjejnë dot njerëzit e tyre në organin më të lartë të drejtësisë së vendit.

Kreu i grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri akuzon maxhorancën se nuk i ka përkrahur kandidatët që kanë qenë mbi palët.

“Gjatë gjithë kësaj periudhë nuk kemi parë një vullnet nga maxhoranca që ti japë përkrahjen e duhur kandidatëve që janë mbipartiak.”

Më kritik ishte deputeti i LDK-së Driton Selmanaj i cili thotë se procesi po dështon për shkak se qeveria Kurti nuk po e kap dot institucionin e Kushtetueses.

“Tri raundet e para që kanë dështuar mendoj se kanë ardhur si rezultat i papërgjegjësisë të deputtëve të maxhorancës ose nga fakti që nuk po arrijnë të gjejnë njerëzit e tyre për ta kapur këtë institucion të parëndësishëm.”

Selmanaj thotë se Gjykata rrezikon të mbetet pa kuorum nëse dështon edhe seanca e së enjtes së javës së ardhshme.

Në të njëjtën linjë me LDK-në ishte edhe AAK-ja, deputeti i kësaj partie Pal Lekaj tha se Vetëvendosja nuk po voton për gjyqtarët e Kushtetueses për shkak se nuk i ka njerëzit e vet me qëllim kapjen e institucionit.

Në anën tjetër, kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila justifikohet se shkak për dështimin e zgjedhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses ka qenë mos votimi i njëtrajtshëm i të gjithë deputetëve të çdo force.

“Ndërsa mbetet të shihet tahsmë sesi brenda grupeve parlamentare do të merren vendimet për mbështetje apo jo të gjykatësve të gjykatës.”

Procesi për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka dështuar tri herë radhazi në Kuvend, si mungesë e votave të mjaftueshme në procesin e votimit.

EMISIONET