Orë kritike për Janullatosin: Pasi iu nënshtrua operacionit, mbahet në intubim

Orë kritike për Janullatosin: Pasi iu nënshtrua operacionit,

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas operacionit në spitalin “Evangelismos” të Athinës gjatë paradites të së premtes.

Ai ndodhet në intubim dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga mjekët, të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas ndërhyrjes.

Në njoftimin e fundit për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, pas operacionit, mjekët e spitalit vlerësojnë se 48 orët pas operacionit do të jenë vendimtare.

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në reanimacion. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Kryepeshkopi Janullatos është shtruar në spital në fund të dhjetorit, dhe për shëndetin e tij janë mbajtur mesha me lutjen e mijëra besimtarëve në kishat ortodokse të vendit.

Po ashtu, edhe Primatët e Kishave Orthodhokse të botës, episkopë, klerikë, e besimtarë të shumtë kanë dërguar letra me mesazhe për shërim të shpejtë.

EMISIONET