Ora News zbulon emrat e dy të penduarve të tjerë, si doli emri i prokurorit Sota dhe dosja 565 faqe e "Shefit"

“Ora News”, ka zbuluar ekskluzivisht dhe dy personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë Italianë dhe ato Shqiptare, duke treguar aktivitetin kriminal, të organizatës ku vepronin.
Dy personat bashkëpunëtorë të drejtësisë mësohet se janë Donial Drolli 29 vjeç dhe Mariglen Shusha, nga Vlora të cilat janë arrestuar në Bari, gjatë operacionit të koduar “Shefi”.
Në fakt shefi ishte kodimi i emrit të Mariglen Shusha. Ndërsa dy personat e tjerë që kanë folur në prokurorinë italiane janë Aurel Lazaj dhe Ferat Hajdini.
Shusha, ka treguar emrin e prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si një lidhje shoqërore e kryetarit të organizatës kriminale, Ilirjan Zaimi alias Duçkollari, dhe se prokurori kishte qëndruar në një shtëpi me qira në Vlorë që e paguante, Ilirjan Zaimi.
Katër bashkëpunëtorët e drejtësisë kanë rrëfyer atë çfarë dinin rreth aktivitetit të organizatës kriminale, duke çuar në pranga mbi 38 persona.
Por prokurori Sota ka pohuar për Ora News se nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me deklarimet e dy personave që janë arrestuar në Itali.
Si nisi zanafilla e operacioneve
Në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë Italiane, të cilën “Ora News” e disponon dhe që bën fjalë për operacionin “Shefi”, thuhet se hetimi filloi pas një informacioni të deleguar në datën 5 prill 2016, me anë të së cilit kërkohej, verifikimi i trafikantëve shqiptarë, të cilët mbaheshin si furnizues të organizatave kriminale që punonin në veri të Barit.
Aktiviteti i bërë nga hetuesit e DIA lejonte gjetjen e disa qytetarëve shqiptarë banues në Gravina në Puglia, që merreshin me trafik droge, në kontakt me të tjerë trafikantë, ndër të cilët Mariglen Shusha, banues në rajon, i mbajtur si kryetar i një organizate kriminale me bazë logjistike në Bari, e cila merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.
Pas dëshmisë së 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë, tashmë janë kryer dhe dy operacione të tjera në Itali dhe Shqipëri, të koduar “KULMI” dhe “SHPIRTI”.
Bisedat e koduara “më sill 20 birra”
Gjatë hetimeve të kryera është konstatuar se thuajse të gjithë anëtarët e grupit, flisnin me fjalë të koduara. Mirëpo analizimi dhe interpretimi i kujdesshëm i hetuesve italianë lejonte verifikimin e bërë nëpërmjet aktiviteteve dinamike, të cilat lejonin arritjen, në disa raste në sekuestrimin e lëndës narkotike, subjekt i bisedave të kriptuara.
Në detaj, lënda narkotike ishte, shumë herë, e përmendur në biseda si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, bluza, shezlonge, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave. Me këtë rast, në mënyrë të thjeshtëzuar faktet kanë çuar në sekuestrimin e lëndës narkotike të thirrur me termin “shezlonge” e “skeleri”.
Ndërsa paratë ndikoheshin me terminologji tjetër, si për shembull: “dokumente”, ose në mënyrë të qartë me termat: “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”, “sa orë punë keni bërë 30?”, “pesë punëtorë”, “më duhen paratë e janë 13 ditë punë!”, “mik, unë paratë nuk t’i mohoj, mund të vonoj me ditë”. Për sa i përket sasisë: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezlonge”, “dhjetë persona”, “10 mijë”, “20 birra” e me çmimin: “me një mijë”, “është 1,4”, “45”.
Organizata e parë
Organizata e parë përfaqësohej nga një qytetar i vetëm shqiptar, rreth të cilit sillen shtetas nga Bari, që përbëjnë një grup stabël, e shumë persona të tjerë që bëjnë biseda për drogën. Mariglen Shusha është furnizues stabël që në kontakt me një organizatë kriminale që punon në tokën shqiptare, mund të mbështetet te Gaetano Monacelli e Vito Pinto për të organizuar e koordinuar dorëzimet, për t’i shpërndarë në lokalitete të ndryshme të territorit kombëtar.
Gaetano Monacelli e Vito Pinto janë të impenjuar në disa dorëzime të tjera të bëra në qytetin e Barit, duke u mbështetur te familjarët e tyre për të ruajtur lëndën narkotike në një depozitë të përcaktuar në një shtëpi në lagjen “Carrassi” në Bari, e frekuentuar nga Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio.
Këta të fundit janë përgjegjës për lëndën narkotike të ruajtur në banesën e tyre dhe prezenca e tyre është e domosdoshme për pjesëmarrësit e shoqatës për të tërhequr lëndën narkotike e për ta hedhur në treg. Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio nuk kufizohen vetëm për ruajtjen e lëndës narkotike, por mundësojnë dhe bërjen e disa dorëzimeve në favor të blerësve të vendit e të provincës.
Edhe gratë mbulojnë një rol të rëndësishëm në organizatë, në të cilën janë të vetëdijshme për pjesëmarrje. Giovanna Cardinale bashkëjetuese e Gaetano Monacelli dhe Rita Farruga bashkëshorte e Vito Pinto pjesëmarrëse në disa dorëzime e, në disa raste, sigurojnë mundësinë e kontakteve mes grupit nëpërmjet kontakteve direkte e vizive me Mariglen Shusha.
Dhunë dhe kërcënime për ata që s’paguanin
Hetimet kanë vënë në dukje se të hetuarit përdorin edhe kërcënimet me forcë fizike dhe për kryerjen e krimeve të rënda kundër personave për t’i bindur ata që i detyrohen shuma lekësh organizatës ose trafikantit të veçantë për të derdhur ato lekët e detyruara. Kjo rrethanë bën të dukshme kapacitetin manipulues mbi burimet e provave dhe shpreh nevojën që po të njëjtën duhen vënë në kushte që të mos kërcënojnë ose t’u shkaktojnë dëme personave të përfshirë në këte krim. Në përgjimet telefonike nënvizohet edhe kapaciteti i organizatave që të arratisë anëtarët e saj nga arresti shtëpiak, duke u gjetur dokumente false e mbështetje logjistike nëpërmjet një rrjeti kapilar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Emrat e shqiptareve të arrestuar “SHEFI”
1.Dritan Naci 32-vjeç
2.Mariglen Shusha 32-vjeç
3.Marlin Aliaj 23-vjeç
4.Andi Peshku 25-vjeç
5.Vullnet Daci 31-vjeç
6.Gezim Bircaj 54-vjeç
7.Malton Lleshi 35-vjeç
8.Fiqiret Seferi 54-vjeç
9.Ernest Peza 27-vjeç
10.Leonidha Sejdiaj 52-vjeç
11.Elton Ismaili 39-vjeç
12.Samuel Muça 31-vjeç
13.Ferhat Aydini 45-vjeç
14.Vullnet Cila 39-vjeç
15.Shpëtim Shehi 39-vjeç
16.Donial Drolli 29-vjeç
17.Ibrahim Xhihani 26-vjeç
18.Ergent Seferi 28-vjeç
19.Arian Kertusha 48-vjeç
20.Senat Hallunaj 23-vjeç
21.Hamid Seferi 24-vjeç


